Kështu përgatitet Ekleri. Kështu përgatitet Ekleri.

Kështu përgatitet Ekleri.

kuzhina 1 February, 2019, 18:00

Përbërësit Për brumin: 250 ml ujë 125 gr gjalpë 160 gr miell kripë 5 vezë Për kremin: 4 të kuq të vesë 70 gr... Kështu përgatitet Ekleri.

Përbërësit

Për brumin:
250 ml ujë
125 gr gjalpë
160 gr miell
kripë
5 vezë

Për kremin:
4 të kuq të vesë
70 gr sheqer
40 gr niseshte
480 ml qumësht
1 sheqer vanilje
15 gr gjalpë

Udhëzimet

Hapi 1
Ujin me gjalpë vëreni në zjarr, shtoni pak kripë dhe miellin.

Hapi 2
Ziejini të gjitha bashkë dhe shtoni vezët një nga një, duke e miksuar njëkohësisht me mikser, që të fitoni një brumë të butë.

Hapi 3
Brumin e fituar zbrazeni në shiringat e posaçme për tullumba ose të tjera dhe me to krijoni shkopinj të gjatë afro 7 cm e të gjerë 2 cm.

Hapi 4
Shkopinjtë e krijuar renditini në tepsinë ku do të piqen, duke pasur kujdes që të lini hapësirë ndërmjet tyre.

Hapi 5
Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 25 minuta.

Hapi 6
Eklerët e pjekur lërini të ftohen e pas ftohjes pritini për së gjati, në mënyrë që të mund t’i mbushni me kremin.

Hapi 7
Ndërkohë për kremin përgatiteni duke vënë qumështin në zjarr. Në një enë tjetër rrahini të kuqtë e vezëve bashkë me sheqerin dhe niseshtenë.

Hapi 8
Kësaj mase shtojani edhe pak qumësht të nxehtë, trazojeni mirë dhe në fund hidhini të gjitha tek tenxherja me qumësht.

Hapi 9
Ziejini për pak kohë e më pas largojeni tenxheren nga zjarri, shtoni sheqer vaniljen dhe gjalpën.

Hapi 10
Kremin e përgatitur kështu lëreni të ftohet. Më pas miksojeni mirë me mikser dhe vazhdojeni mbushjen e eklerëve të ftohur.

Hapi 11
Eklerët e përgatitur zbukuroni me çokollatë të shkrirë me pak gjalpë.

Hapi 12
Ju bëfshin mirë.