Këta janë filmat për dashurinë që bazohen në ngjarje të vërtetë (FOTO) Këta janë filmat për dashurinë që bazohen në ngjarje të vërtetë (FOTO)
Shumë prej nesh dëgjojmë histori dashurie dhe themi ‘këto ndodhin vetëm nëpër filma’, pasi që realiteti është shpeshherë më i thjeshtë dhe i zakonshëm.... Këta janë filmat për dashurinë që bazohen në ngjarje të vërtetë (FOTO)

Shumë prej nesh dëgjojmë histori dashurie dhe themi ‘këto ndodhin vetëm nëpër filma’, pasi që realiteti është shpeshherë më i thjeshtë dhe i zakonshëm.

Më poshtë e keni një përzgjedhje filmash për dashurinë e pastër dhe të fortë, të gjithë të bazuar në ngjarje të vërteta.

Betimi (The Vow)

6409260-FOem-1472727738-650-765bb68b46-1472887745

Ky film bazohet në historinë e të sapomartuarve Kim dhe Krickitt Carpenter, të luajtur nga Channing Tatum dhe Rachel McAdams.

Mbretëresha e shkretëtirës (Queen of the Desert)

Queen of the Desert

Mbretëresha e shkretëtirës bazohet në biografinë e shkrimtares dhe udhëtares britanike Gertrude Bell.

Anna dhe Mbreti (Anna and the King)

Anna and the King

Ky film është krijuar nga kujtimet e mësueses, udhëtares dhe figurës publike Anna Leonowens.

Jashtë nga Afrika (Out of Africa)

Out of Africa

Ky film bazohet në librin autobiografik të shkrimtares daneze Karen Blixen.

Bukuri e rrezikshme (Dangerous Beauty)

Dangerous Beauty

Ky film është adaptim i biografisë së një nga vajzave më të bukura në Venedikun e shekull të 16-të, Veronica Franco.

Teoria e gjithçkaje (The Theory of Everything)

The Theory of Everything

Kjo është historia e shkencëtarit të famshëm Stephen Hawking, rënia në dashuri, përballja me sëmundjen dhe vazhdimi i kërkimeve shkencore, përcjell arbresh.info.

Gruaja e padukshme (The Invisible Woman)

6409360--1472727917-650-f2cd6aaa1d-1472887745

Ky film tregon historinë e dashurisë të Charles Dickens, shkrimtarit të famshëm anglez të shekullit të 19-të me Ellen Ternan që ishte vetëm 18-vjeçe dhe ai 45.

Një mendje e bukur (A Beautiful Mind)

6409410--1472727945-650-90ada623e0-1472887745

Kjo është historia e matematikanit dhe fituesit të Çmimit Nobel John Nash, i cili vuante nga skizofrenia.

Ecja në vijë (Walk the Line)

6409460--1472727961-650-0ef1887507-1472887745

Storja biografike e këngëtarit me famë të muzikës kantri Johnnny Cash me bashkëshorten e dytë, June Carter.

Maja e dashurisë (The Edge of Love)

6409510--1472727978-650-e46d5ce133-1472887745

Ky film tregon për jetën e poetit Dylan Thomas, i cili edhe pse ishte njeri i martuar, u takua me dashurinë e parë Vera Phillips dhe u dashurua sërish me të.

Jane Austen (Becoming Jane)

Jane Austen

Historia e dashurisë së shkrimtares të madhe angleze Jane Austen me avokatin irlandez Thomas Lefroy.

Ha, Lutu, Dashuro (Eat, Pray, Love)

Eat, pray, Love

Ky film është adaptimi i romanit autobiografik të Elizabeth Gilbert që tregon se telashe janë mundësi për të ndryshuar jetën e dikujt për të mirë.