Fundjava që e lamë pas ishte mjaft e frytshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore. Tre prej tyre madje ia...

Fundjava që e lamë pas ishte mjaft e frytshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore. Tre prej tyre madje ia dolën edhe të shënonin gol të dielën.

Shkëlqen Gashi debutoi në fanellën e Colorado Rapids me gol, të cilin e realizoi qysh në ndeshjen e parë miqësore. Sulmuesi kosovar e realizoi golin e tretë në fitoren 3:0 ndaj Arizona United, në një turne të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi shqiptar u largua nga Baseli në janar, për ta provuar një eksperiencë të re përtej Atlantikut. Ndërkohë, golit iu gëzua edhe Albert Bunjaku.

Sulmuesi i St. Gallen shënoi në minutën e shtatë, në barazimin 3:3 me Luganon. Futbollisti i Përfaqësueses luajti 71 minuta, duke ia lëshuar vendin Dzengis Cavusevic.

Në anën tjetër, tek Lugano, 90 minuta luajti përfaqësuesi tjetër kosovar, Frederic Veseli. E futbollisti i tretë që iu gëzua golit ishte Armando Sadiku.