Me këtë deklaratë, Solari e zhgënjen përfundimisht Iscon Me këtë deklaratë, Solari e zhgënjen përfundimisht Iscon
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, nuk tregon shenja të mira për ta sjellë Iscon në formacionin startues dhe këtë e ka dëshmuar edhe... Me këtë deklaratë, Solari e zhgënjen përfundimisht Iscon

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, nuk tregon shenja të mira për ta sjellë Iscon në formacionin startues dhe këtë e ka dëshmuar edhe në prononcimin e tij të fundit para mediave, transmeton Sovrani.info.

“Ai është i mirë, njëlloj si lojtarët e tjerë që janë trajnuar”, tha Solari.

“Do të doja që të gjithë lojtarët të luajnë më shumë, pjesa më pak e kënaqshme e punës është kur duhet të vendosë mbi një grup dhe të largohem nga njerëzit tjerë. Unë nuk jam ai që duhet t’i japë këshilla Iscos, një futbollist që ka luajtur për shumë sezone në divizionin më të lartë të Spanjës. Ai ka përvojën e nevojshme për të ditur se çfarë duhet të bëjë.”

Vininius Jr është në dyshim pas një periudhe gripi.

“Nuk e dimë nëse Vinicius do të udhëtojë,” shtoi Solari.  “Fuqia e Real Madridit është bashkimi i skuadrës. Shenja pozitive është se një 18-vjeçar ka ardhur dhe është duke bërë kaq mirë.” /Sovrani.info/