Këtë vit ‘këpucët nga jashtë’ u blenë më lirë Këtë vit ‘këpucët nga jashtë’ u blenë më lirë
Blerja e këpucëve të cilat u importuan në Kosovë, u liruan në tre muajt e parë të këtij viti, çmime më të lira të... Këtë vit ‘këpucët nga jashtë’ u blenë më lirë

Blerja e këpucëve të cilat u importuan në Kosovë, u liruan në tre muajt e parë të këtij viti, çmime më të lira të importit u shënuan edhe tek artikujt e lëkurës por me përqindje më të ulët.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ishte i pandryshuar në tre muaj janar-mars, krahasuar me tre muaj më parë. Përkundër mosndryshimit të indeksit të çmimeve të importit në mes të këtyre dy periudhave, vërehen disa rënie të çmimeve te disa sektorë.

Çmimet e këpucëve shënuan një rënie më të theksueshme duke u pasuar nga produktet bimore.

“Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: këpucët (-13.0%); produktet bimore  (-5.0%); lëkura dhe artikujt prej saj (-4.2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-3.7%); vajrat ushqyese (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.8%); produktet e industrive kimike (-0.6%); druri dhe artikujt e drurit (-0.5%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas Agjencisë së Statistikave rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve në disa produkte të tjera. Sipas statistikave të publikuara cmimiet e metaleve bazë dhe artikujt prej tyre u shtrenjtuan për 3.3 për qind; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre u shtrenjtuan për 2.6 për qind.

Kishte rritje të çmimeve edhe në: tekstil dhe artikujt e tij (2.0%); produktet minerale për 1.5 për qind; artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit për 1.2 për qind; artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.1 për qind; dhe letra dhe artikujt e saj 0.1 për qind.

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.4% në tremujorin e parë të 2018-ës (TM1), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017).

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (12.3%); tekstili dhe artikujt e tij (6.1%);  produktet bimore (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.2%); produktet minerale (1.6%); vajrat ushqyese (1.4%); mjetet e transportit (0.5 %); si dhe druri dhe artikujt prej tij (0.2%).

ASK bënë të ditur se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët -13.5 për qind; lëkura dhe artikujt e saj -10.5 për qind; letra dhe artikujt e saj -6.1 për qind; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve -2.7 për qind; artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.7 për qind; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -2.5 për qind; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani -1.8 për qind; instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës -1.4 për qind; dhe produktet e industrive kimike -0.7 për qind.