Këto janë 6 arsyet përse një mashkull mund të ju tradhëtojë Këto janë 6 arsyet përse një mashkull mund të ju tradhëtojë
Meshkujt, sidomos ata në moshë midis 25 deri 40 vjeç, më në fund i tregojnë të gjitha arsyet pse ata shkojnë drejt tradhtisë. Më... Këto janë 6 arsyet përse një mashkull mund të ju tradhëtojë

Meshkujt, sidomos ata në moshë midis 25 deri 40 vjeç, më në fund i tregojnë të gjitha arsyet pse ata shkojnë drejt tradhtisë. Më poshtë janë renditur disa prej tyre, të përzgjedhura ku ndoshta secili mund të gjejë të përbashkëta, në aludimin e të menduarit të këtij “vesi” të vjetër sa bota:

Arsyeja

Nr 1: Disa kanë pohuar se kanë tradhtuar të dashurën dhe kjo erdhi pasi e kishte parë atë teksa shkëmbente tekste mesazhesh telefonike me ish-të dashurin e saj. Më pas kishin arritur në ndarje.

Arsyeja nr 2: Nuk ka më tërheqje fizike, ose “nuk ia ndjen”

Tërheqja fizike është tepër e rëndësishme në një çift. Në qoftë se ajo nuk ekziston më midis dy personave atëherë e shtyn mashkullin të shkojë drejt tradhtisë dhe mund të themi se është një arsye që ndodh rëndom tek meshkujt. Më pas kur diçka e tillë ndodh atëherë siç kanë pohuar dhe shumë persona të cilët kanë provuar diçka të tillë, kuptojnë se kanë nevojë për një lidhje të re.

Arsyeja

Nr 3: Mungesa e pranisë së partneres, ose “larg syve, larg mendjes’, kam tradhtuar të dashurën time dhe kjo në një periudhë kur udhëtonte së tepërmi pasi kishte raste që mungonte dhe për një kohë të gjatë. Në këtë periudhë fillova të takohesha me dikë tjetër dhe fillova të tërhiqesha fizikisht nga ajo. Mund të them se kur ke një partnere, e cila për pjesën më të madhe të kohës nuk është e pranishme atëherë të shtyn drejt një tradhtie”, – këto ishin fjalët e- një të riu anonim, 34-vjeçar, i cili pohoi një ndër arsyet që çojnë drejt tradhtisë në çift.

Arsyeja

Nr 4: Ai mendon se është i humbur ose i zhytur në vetmi”.

Kisha që nga universiteti që njihesha me të dashurën time dhe ishim të lidhur për një kohë të gjatë. Më pas ajo vendosi të transferohej në qytet tjetër për studime dhe të dy pranuam këtë fakt por, duke rënë dakord se do të shiheshim çdo fundjavë. Kështu mund të them se ditët e pushimit i kaloja duke udhëtuar dhe shumë pak kohë qëndroja me të. Koha për të takuar miqtë e mi ishte e paktë. Ndihesha komplet i humbur nga kjo lidhje. Ajo çka më bëri të kuptoja këtë fakt ishte njohja me një vajzë të re e cila pasi i tregova gjithçka mbi jetën time atëherë më dha këshillat e saj dhe i ndoqa.

Tashmë mund të them se jam tepër i lumtur”, – ishte arsyetimi i Tomit, arsyetim që e çoi atë drejt tradhtisë ndaj të fejuarës së tij.

Arsyeja

Nr 5: Ka shumë grindje,  vend e pa vend kur tensioni i shumtë dhe grindjet e tepruara mbizotërojnë në një çift atëherë duhet thënë se mundësia që njëri nga partnerët të tradhtojë është mëse i mundshëm.

Diçka e tillë siç pohojnë meshkujt që kanë arritur të tradhtojnë partneren e tyre si rrjedhojë e grindjeve konsiderohet si e paevitueshme. Ata kanë pohuar se diçka e tillë ka qenë si një lamtumirë për lidhjen e tyre.

Arsyeja nr 6:

Për të përmbushur një fantazi, ose “nuk hahet vetëm një gjellë”. Shpeshherë ndodh që meshkujt të kenë fantazitë e tyre seksuale dhe një gjë të tillë nuk dëshirojnë ta përmbushin me partneren e tyre. Kjo është një arsye e cila ka çuar meshkujt të tradhtojnë të fejuarën si rrjedhojë e përmbushjeve të dëshirave seksuale./Sovrani.info