Këto lule pothuajse të gjithë i kanë në tarraca, nuk e dinë që sjellin fat! Këto lule pothuajse të gjithë i kanë në tarraca, nuk e dinë që sjellin fat!
Njëra ndër lulet më të qëndrueshme është Barbaroza. Shkencëtarët kanë konstatuar që nëse keni së paku një të tillë në shtëpi, ndihmon te pagjumësia... Këto lule pothuajse të gjithë i kanë në tarraca, nuk e dinë që sjellin fat!

Njëra ndër lulet më të qëndrueshme është Barbaroza. Shkencëtarët kanë konstatuar që nëse keni së paku një të tillë në shtëpi, ndihmon te pagjumësia dhe dhembja e kokës.

Çdo fletë ka simbolikën e vet, ndërkaq simbolika e barbarozës është që sjell fat.

Lulet më të popullarizuara janë shumë të qëndrueshme dhe të lehta për mirëmbajtje, mirëpo për të zbukuruar me lulet e saj të bujshme ballkonin nga pranvera deri në vjeshtë, në fillim të sezonit duhet t’u kushtoni më shumë kujdes.

Barbaroza është bimë barishtore shumëvjeçare me erë të mirë, me gjethe si pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë trëndafili, me gjatësi deri 50 cm. Gjenden mbi 400 lloje të barbarozës.

Lulja e saj është me ngjyra të ndryshme sipas llojit. Kultivohet nëpër kopshte si lule zbukuruese dhe aromatike; është shpallur si “Mbretëreshë e Kopshteve”.

Origjina e barbarozës është Afrika e Jugut; është përdorur në mjekësinë tradicionale për shërimin e plagëve, sëmundjet virale, infeksionet e fytit, transmeton Telegrafi.

Vazhdon të përdoret në mjekësi, kuzhinë dhe në kopsht.
Nuk është aspak e rrallë që të shihni duke lulëzuar nëpër ballkone ky lloj i luleve. Ka shumë lloje, por më të njohura janë barbaroza (pelargonium peltatum) dhe barbaroza zonale (pelargonium zonale). Më të zakonshme janë ngjyrat e kuqe, e bardhë, rozë dhe ngjyrë vjollcë.
Nëse dëshironi ta ruani edhe më tej, vendoseni në një vend të sigurt në temperaturë të ulët.
Mirëmbajeni këtë lule duke ia shkurtuar apo hequr gjethet e vdekura dhe ujiteni rrallë (një herë në muaj).