Kim Kardashian po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë Kim Kardashian po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë
Kim Kardashian është një divë e vërtetë kur vjen puna tek bukuria, format e saj trupore dhe kujdesin që tregon për veten. Sa herë... Kim Kardashian po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë

Kim Kardashian është një divë e vërtetë kur vjen puna tek bukuria, format e saj trupore dhe kujdesin që tregon për veten.

Sa herë në daljet publike ne e shohim atë të kuruar dhe plot shkëlqim, por mesa duket kjo pjesë ka edhe një anë të errët.

Kim Kardashian e ka pranuar edhe para pak ditësh se ajo vunate nga një sëmundje lëkure, por askush nuk i kishte dhënë një rëndësi të madhe.

Tani është vetë “ylli” i reality show-t që na tregon se kjo sëmundje po i shkakton goxha probleme, duke na treguar haptazi edhe shenjat fizike.

Sëmundja e quajtur Psoriaza shkakton degradim të lëkurës, pulla të kuqe dhe acarime. Nuk ka një kurë të caktuar, megjithatë mund të mbahet nën kontroll me trajtime të ndryshme.

Për këtë sëmundje bukuroshja ka shkruar: “Është një m*ut!”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Po ashtu Kim ka shpërndarë një foto të këmbës së saj me shenja të kuqe të shkaktuara nga psoriaza dhe shkruan: “Seksi.”
kim_kardashi