Kina mund të jetë destinacioni i ri për portugezin Jose Mourinho. I ngelur pa punë pas largimit nga Chelsea, Mourinho është në pritje të...

Kina mund të jetë destinacioni i ri për portugezin Jose Mourinho.

I ngelur pa punë pas largimit nga Chelsea, Mourinho është në pritje të ofertave dhe për të ka shfaqur interes një televizon kinez për ta pasur në rolin e analistit për të analizuar kampionatin kinez në të gjitha ndeshjet e tij.

Superliga kineze në vitet e fundit është bërë një destinacion përrallorë edhe për disa lojtarë që kanë luajtur në klubet evropiane.

‘Special One’ flitet edhe për një rikthim të mundshëm në Angli, ku Manchester United është i interesuar për shërbimet e tij, nëse Louis van Gaalit nuk do t’i vazhdohet kontrata.

Për Mourinho ka pasur më parë oferta edhe nga Franca, pikërisht Monaco ishte skuadra e interesuar.