“Rogue one; A Star Wars Story” dhe “The Magnificent”, janë dy premierat e radhës që do të shfaqen me terminë të ndryshme në Kino...

“Rogue one; A Star Wars Story” dhe “The Magnificent”, janë dy premierat e radhës që do të shfaqen me terminë të ndryshme në Kino ABC, në Prishtinë.

Kinemaja ABC në kryeqytet, nesër na sjellë dy premiera botërore me terminë të ndryshme, shkruan KultPlus.
Fillimisht do të vij filmi “ROGUE ONE; A Star Wars Story”, me regji të George Lucas. Ky film me zhanret aksion, aventurë dhe fantastiko-shkencor sjellë në rolet kryesore Felicity Jones, Diego Luna, Mads Mikkelsen… filmi premierën në Kinemanë ABC do ta ketë me 15 dhjetor me fillim nga ora 19:30 duke vazhduar më pastaj me reprizat në po të njëjtën kohë.

Ndërsa në terminin e orës 22:00, vjen premiera tjetër e filmit “The Magnificent”, në të cilin luajnë aktoret e famshëm Denzel Washington, Chris Pratt, Ethan Hawke, shkruan KultPlus. “The Magnificent”, vjen me regji të regjisorit Antoine Fuqua. Edhe ky film është premierë botërore në Kinemanë ABC, në kryeqytet.

805227_magnificent_seven_the_2016_uhdbd_23_d_pack