“Kjo është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam babën Hilmi gjallë” “Kjo është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam babën Hilmi gjallë”
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për komentet rreth dorëheqjes së tij, që u cilësuan edhe su kalkulim politik, i kreut... “Kjo është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam babën Hilmi gjallë”

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për komentet rreth dorëheqjes së tij, që u cilësuan edhe su kalkulim politik, i kreut të AAK-së, për shkak të skandaleve të shumta.

Ai ka thënë se është befasuar nga këto deklarime.

Haradinaj ka shtuar se për herë të parë në jetë është gëzuar që nuk e ka gjallë babain.

“Per herë të parë në jetë jam gëzuar pse nuk e kam babën gjallë. Jam gëzuar pse nuk është gjallë Hilmi Haradinaj, sepse edhe njëherë do të përjetonte këtë që ndodhi. Ata që kanë dhënë deklarata të tilla, se kam bërë kalkulime politike për dorëheqjen, është e turpshme”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Kreu i AAK-së, ka përmendur edhe deklaratën e Vucict, president i Serbisë, i cili dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit, e ka quajtur kalkulim politik.