Kjo është katastrofa që e pret Arsenalin nëse nuk e fiton Europa League-n Kjo është katastrofa që e pret Arsenalin nëse nuk e fiton Europa League-n
Unai Emery thuhet se do t’i jepet një buxhet prej vetëm 40 milionë funte në dritaren e transferimit veror nëse Arsenali nuk do të... Kjo është katastrofa që e pret Arsenalin nëse nuk e fiton Europa League-n

Unai Emery thuhet se do t’i jepet një buxhet prej vetëm 40 milionë funte në dritaren e transferimit veror nëse Arsenali nuk do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, transmeton Sovrani.info.

Gunners dështoi të inkuadrohej në top-katër të Premier League, por ende mund të rezervoj një vend në garën e UEFA-s duke e mposhtur Chelsean në finalen e Europa League më 29 maj.

Sipas gazetarit të BBC Sport David Ornstein, Emery do të pësoj një fatkeqësi të madhe për të forcuar skuadrën e tij përpara fushatës së tij të dytë në krye të Stadiumit të Emirateve nëse Arsenali nuk triumfon në Baku.

Por, një humbje eventuale ndaj Blues dhe spanjolli do të duhet të bëjë me një vlerë shumë më të vogël, duke përjashtuar çdo nënshkrim të madh nëse lojtarët e tjerë nuk shiten së pari.

Arsenali ka qenë i lidhur me lojtarët e Marcos Llorente, Eric Bailly, Nicolas Pepe dhe Ayoze Perez përpara hapjes së dritares së transferimit më vonë këtë muaj. /Sovrani.info/