Kjo është situata aktuale në portet shqiptare Kjo është situata aktuale në portet shqiptare
Reshjet e shiut kanë shkaktuar anomali në vend, shumë zona të përmbytura, rrugë e autostrada të shkatërruara si dhe ka paralizuar lundrimet në port.... Kjo është situata aktuale në portet shqiptare

Reshjet e shiut kanë shkaktuar anomali në vend, shumë zona të përmbytura, rrugë e autostrada të shkatërruara si dhe ka paralizuar lundrimet në port.

INFORMACION PËR SITUATËN NË PORTE

PORTI I DURRËSIT
Situata aktuale në Port është në kontroll.

Në dispozicion dhe gatishmëri të plotë teknike të gjitha mjetet tona, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulancën, mjetet e rënda operacionale etj.

Në gatishmëri të gjitha forcat e sigurisë Portuale, ato operacionale, dispeçerisë si edhe të administratës.

Komunikim dhe Bashkpunim non stop me Kapitanerinë e Portit, për këtë krijuam kushtet dhe strehuam në kohën e duhur në kalatat e portit të dy anijeve që furtuna i zuri në rade, po kështu edhe të disa anijeve dhe varkave të peshkimit.

Në Infrastrukturë nuk kemi probleme falë masave të marra në kohë për funksionimin e kanaleve shkarkues të ujërave “të bardhë” nga sheshet dhe kalatat.

Janë zbatuar me përpikmëri dhe në kohë të gjitha kërkesat specifike teknike të cilat detyrohemi të marrim në situata të tilla, sikurse ndalimi i të gjithë operacioneve, sidomos atyre të vinçave portual për shpejtësi të erës mbi 15 m/ sek por edhe të tjera që janë të lidhura jo vetëm me ndalimin e punimeve por në mënyrë të veçantë me sigurimin e vinçave portuale në kalata në kushtet ekstreme të motit.

Ka pasur dhe ka një komunikim dhe bashkërendim të veprimeve me të gjithë subjektet private që operojnë në port, sikurse Koncesionarët, stivadosrët dhe gjithë subjektet e shërbimit apo ata operacional.

Janë marrë të gjitha masat dhe deri tani kanë funksionuar në mënyrë të plotë të gjithë gjeneratorët e energjisë (emergjencës) e portit, për pasojë me gjithë luhatjet e mëdha të energjisë të mos kemi asnjë problem me ndriçimin, kamerat e sigurisë portuale apo edhe të gjithë sistemit IT, tepër të rëndësishëm për ne.

PORTI I SARANDËS
Në portin e Sarandës që nga dita e djeshme është ndërpre transporti i udhëtareve me tragete.Tragetet e udhëtareve janë bllokuar nga kapitaneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.

PORTI I VLORËS
Në portin e Vlorës, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit./albeu