Klopp arsyeton vendimin e Teixeira Klopp arsyeton vendimin e Teixeira

Klopp arsyeton vendimin e Teixeira

Sport 5 February, 2016, 19:36

Gjermani nuk i mban mëri 26 vjeçarit që zgjodhi të luajë në Lindjen e Largët, pasi paratë e ofruara do ta tundoin secilin. Jurgen... Klopp arsyeton vendimin e Teixeira

Gjermani nuk i mban mëri 26 vjeçarit që zgjodhi të luajë në Lindjen e Largët, pasi paratë e ofruara do ta tundoin secilin.

Jurgen Klopp ka thënë se transferimi i Alex Teixeira tek Jiangsu Suning për 38,4 milionë funte është i arsyeshëm, marrë parasyh faktorin financiar.

Braziliani ishte një nga caqet e Liverpool këtë afat kalimtar, por Shakhtar Dontetsk refuzoi ofertën e Reds për të pranuar atë të skuadrës kineze.

Dhe Klopp nuk është aspak i shqetësuar për këtë gjë, ndërsa ka arsyetuar edhe lojtarin, pasi ka thënë se vlera e ofertës ishte tunduese.

“Në pjesë të ndryshme të Europës njerëzit flasin për fuqinë e Premierligës në aspektin financiar. Duket se kemi një konkurrent të denjë tani”.

“Për disa vite e njoh situatën financiare në Kinë. Nëse do të shkosh, je 26 vjeç dhe merr një ofertë të tillë si Teixeira, të gjitha do të mendonin dy herë”.

“Për mua ishte vendim normal”.