Klopp blindon lojtarin: Jo, ai nuk lëvizë nga këtu Klopp blindon lojtarin: Jo, ai nuk lëvizë nga këtu
Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar pretendimet se Rafa Camacho mund të largohet nga klubi gjatë muajit janar, transmeton Sovrani.info. Sporting Lisbona kishte... Klopp blindon lojtarin: Jo, ai nuk lëvizë nga këtu

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar pretendimet se Rafa Camacho mund të largohet nga klubi gjatë muajit janar, transmeton Sovrani.info.

Sporting Lisbona kishte qenë e interesuar në sigurimin e nënshkrimit të 18-vjeçarit, por tani duket sikur ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit në Anfield Road.

Sipas Liverpool Echo, kur u pyet për Camacho në një konferencë shtypi të premten, Klopp deklaroi: “Jo, Rafa nuk do të largohet, kjo është përgjigja!” /Sovrani.info/