Koalicioni pragmatik Koalicioni pragmatik

Koalicioni pragmatik

Opinione 19 August, 2019, 23:12

Nga Rrahman Paçarizi AAK-ja i ka votat dhe një moment interesant te euforisë elektorale për shkak te disa veprimeve populiste. PSD-ja me kapacitete njerëzore... Koalicioni pragmatik
Nga Rrahman Paçarizi

AAK-ja i ka votat dhe një moment interesant te euforisë elektorale për shkak te disa veprimeve populiste. PSD-ja me kapacitete njerëzore në udhëheqje (Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Visar Ymeri, dy Dardanët, Aida Dërguti, Shqipe Pantina etj) e ka ekspertizën dhe marrëdhënien me publikun.

Këta dy komponente mund të jene pika kritike e zgjedhjeve pasi keto dy parti vjelin dy ekstremet e elektoratit kosovar. Me PSD ne koalicion AAK nuk e humb asnje vote te vetme, por i shton me shume vota seç do t’i vilte PSD sikur te garonte e vetme (me rrezikun per kalimin e pragut).
Diskutimet per te djathten e te majten ne Kosove nuk e kane relevancen e mjaftueshme, mdaj ne shume pikepamje ky koalicion nuk prodhon telashe perbrenda.

Telashet jane te tjera. Tashme, gjasat per matje reale ndermjet partive jane gati zero. AAK eshte dashur te garonte e vetme, per te na tregu se ku eshte me vota – njejte do te duhej te vepronin edhe LDK, LVV e PDK. Ky sistem tashme eshte prishur.

Po çelesi ku eshte tash? Çelesi eshte Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Ky koalicion e ka shnderruar Fatmir Limajn ne faktorin percaktues. Eshte ne doren e tij tashme pothuajse gjjthçka, edhe koalicioni i fuqishem eventual LDK/NISMA.

Keto dy koalicione do te nxisnin reaksion te PDK-se elektorati i frikesuar i te ciles do te mobilizohej duke e rikthy ne poziten e dyte p.sh. LVV ka me i rujte parimet edhe kete mandat nese nuk ndodh ndonje e papritur.

Vec nje element nuk e kam perfshi ketu. Qellimshem.