Koalicioni i ri qeverisës austriak shqetëson OKB’në Koalicioni i ri qeverisës austriak shqetëson OKB’në
Hyrja e ekstremit të djathtë në një koalicion të ri qeverisës në Austri është një zhvillim i rrezikshëm, deklaroi sot Komisioneri i Lartë i... Koalicioni i ri qeverisës austriak shqetëson OKB’në

Hyrja e ekstremit të djathtë në një koalicion të ri qeverisës në Austri është një zhvillim i rrezikshëm, deklaroi sot Komisioneri i Lartë i të Drejtave të Njeriut në OKB, duke paralajmëruar kundër përdorimit të frikës në Evropë.

“Jam shumë i shqetësuar”, tha Zeid Ra’ad Al Hussein në një intervistë.

Ai ka akuzuar kancelarin konservator Sebastian Kurz se “i është bashkuara pozicioneve ekstremiste, kryesisht mbi imigracionin, për të marrë pushtetin, që përbën një zhvillim të rrezikshëm (…) në politikën evropiane”.

Qeveria e Sebastian Kurz, që mori sot funksionet, përbëhet nga gjashtë ministra të dalë nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO, ekstremi i djathtë), kryesisht në Punët e Brendshme, Mbrojtje dhe Punët e Jashtme, përcjell Atsh.

Ish-ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e mëparshme, Kurz, 31 vjeç, fitoi zgjedhjet legjislative të tetorit në krye të partisë konservatore OVP.