Të gjithë e dimë se kokaina nuk është e mirë për trurin por efektet e saj janë akoma më të këqija se sa që...

Të gjithë e dimë se kokaina nuk është e mirë për trurin por efektet e saj janë akoma më të këqija se sa që mendonim.

Një studim i ri nga Universiteti Johns Jopkins zbulon se dozat e larta të kokainës bëjnë që qelizat e trurit ta vrasin veten.

Në studim ku objekt ishin minjtë, hulumtuesit gjetën se kokaina në qelizat e trurit nxit “autofaginë aktive”-transmeton arbresh.info, proces ku qelizat e tretin brendinë e tyre.

Këtë fenomen hulumtuesit e vëzhguan edhe te minjtë nënat e të cilëve kishin marrë kokainë sa ishin shtatzënë.

“Ne e kryem autopsinë dhe gjetëm se si qelizat vdesin nga dozat e larta të kokainës.”-u shpreh profesori i neuroshkencës Solomon Snyder.

“Ky informacion na ndihmon në përdorimin e komponimeve të njohura për parandalimin dhe pengimin e dëmit.”-vazhdoi profesori.

Gjetjet e hulumtimit u publikuan në gazetën Proceset e Akademisë Kombëtare të Shkencave.