Komisioni Hetimor, ja kur do të dëshmojë Meta në Kuvend Komisioni Hetimor, ja kur do të dëshmojë Meta në Kuvend
Ulsi Manja, kreu i Komisionit Hetimor i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta për të dëshmuar ditën e hënë më 9 shtator në... Komisioni Hetimor, ja kur do të dëshmojë Meta në Kuvend

Ulsi Manja, kreu i Komisionit Hetimor i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta për të dëshmuar ditën e hënë më 9 shtator në orën 10:00 lidhur me dekretet.

Duke iu referuar rregullores së Kuvendit, Manja shprehet se Meta duhet të jetë prezent në Kuvend, ku dhe do të dëshmojë.

Meta është shprehur se kreut të shtetit i takon të jetë shembull për bashkëpunimin institucional, ndërsa u pyet nëse do të shkonte të dëshmonte në komisionin për shkarkimin e tij.

Shkarkimi, Ilir Meta pranon të dëshmojë në Komisionin Hetimor

“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.

Kujtojmë që një ndër përpasjet më të forta mes presidentit Meta dhe mazhorancës është anulimi i 30 qershorit si datë i zgjedhjeve lokale, duke dekretuar 13 tetorin.

Pas këtij akti, mes presidencës dhe mazhorancës nisi një “luftë” e ashpër politike, ku qeveria akuzonte Metën se ka shkelur Kushtetitën dhe se për këtë arsye ai duhet të shkarkohet.

Gjatë nisjes së proceduarve të shkarkimit, Meta ka kthyer në Kuvend një seri ligjesh të cilat sipas tij mund të dëmtojnë vendin ose nuk janë respektuar hapat ligjor.