Komuna e Prishtinës nuk ka para t’i shlyejë borxhet (VIDEO) Komuna e Prishtinës nuk ka para t’i shlyejë borxhet (VIDEO)
Komuna e Prishtinës mund të përballet me keqësim të situatës financiare. Krejt kjo për shkak se kjo komunë ka hyrë në borxhe, të cilat... Komuna e Prishtinës nuk ka para t’i shlyejë borxhet (VIDEO)

Komuna e Prishtinës mund të përballet me keqësim të situatës financiare.

Krejt kjo për shkak se kjo komunë ka hyrë në borxhe, të cilat nuk ka mjete për t’i shlyer, raporton KTV.

Kjo dhe shumë shkelje të tjera janë gjetjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për kryeqytetin.

Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka shkelur Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, duke hyrë në borxhe, të cilat nuk mund t’i mbulojë financiarisht.

Kështu kjo komunë ka vepruar në kundërshtim me nenin 36.1 dhe 37.1 të këtij ligji, ku thuhet se organizatat buxhetore nuk duhet të krijojnë asnjë obligim gjatë vitit aktual fiskal në një shumë që i tejkalon fondet e ndara.

Mbi një milion euro është pasqyra e detyrimeve të papaguara ndaj furnitorëve në fund të vitit që lamë pas, derisa ishte përafërsisht e njëjtë me vitin 2014.

Prokurimi i brendshëm ka marrë vërejtje, derisa realizimi i buxhetit në tërësi, sipas Auditorit, ka qenë 79%.