Komuna e Prizrenit rrënoi një mbindërtim të një objekti banesor Komuna e Prizrenit rrënoi një mbindërtim të një objekti banesor
Nëpërmjet një postimi në Facebook, komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Inspektoriatit ka filluar rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor... Komuna e Prizrenit rrënoi një mbindërtim të një objekti banesor

Nëpërmjet një postimi në Facebook, komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Inspektoriatit ka filluar rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor në rrugën “William Walker” në Prizren.

Sipas njoftimit, rrënimi i mbindërtimit ka ndodhur për shkak të mos respektimit të lejes ndëritimore dhe të tejkalimit në ndërtim.

“Ky aksion është ndërmarrë pasi që investitori nuk i ka zbatuar urdhëresat për rrënim vullnetar. Drejtoria e Inspektoriatit do të jetë e pakompromis për çdo ndërtim të jashtëligjshëm dhe do të vazhdojë të punojë për respektim dhe zbatim të vendimeve ligjore”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.