Komuna e Rahovecit në gjendje gatishmërie për vërshimet Komuna e Rahovecit në gjendje gatishmërie për vërshimet
Shiu i dy ditëve të fundit ka bërë që disa komuna të Kosovës të preken nga vërshimet. Njëra prej komunave që preket më së... Komuna e Rahovecit në gjendje gatishmërie për vërshimet

Shiu i dy ditëve të fundit ka bërë që disa komuna të Kosovës të preken nga vërshimet.

Njëra prej komunave që preket më së shumti nga vërshimet është ajo e Rahovecit, e këto reshje janë të rrezikshme edhe për qytetarët, njofton Klan Kosova.

Për klankosova.tv nëpërmjet telefonit shefi i kabinetit të kryetarit të Rahovecit, Veli Gashi, i cili deklaroi se komuna me të gjitha drejtoritë është në teren pranë qytetarëve.

“Në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat për rreth ka vërshime më shumë, kryetari bashkë me të gjitha njësitet përkatëse nga drejtoritë e komunës, policinë dhe zjarrfikësit. Gjendja është e qetë momentalisht dhe po shkon drejtë normalizimit”.

“Kryetari bashkë me ekipin e tij do të jetë edhe gjatë natës në terren pranë qytetarëve, Drejtoria e Emergjencave ka ndërhy në ato vende ku ka qenë nevoja, mirëpo gjendja është nën kontroll”.

Gjatë mbrëmjes në rrjete sociale është bërë virale një video që shfaqte se si uji “rrëmbente” një person, mirëpo nga tereni Gashi deklaroi se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Çdo moment jemi në kontakt me policinë, deri tani nuk ka të raportuar për persona të lënduar. Nuk ka të raportuar as për ndonjë familje të evakuuar. Komuna është e gatshme tu qëndrojë afër qytetarëve me të gjitha mundësitë që ka”, deklaroi Gashi.