KONFIRMOHET: Hakerët serbë e boshnjak kanë sulmuar sistemin shtetëror në Kosovë KONFIRMOHET: Hakerët serbë e boshnjak kanë sulmuar sistemin shtetëror në Kosovë
Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka dal me një deklaratë ku konfirmon... KONFIRMOHET: Hakerët serbë e boshnjak kanë sulmuar sistemin shtetëror në Kosovë

Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka dal me një deklaratë ku konfirmon që këto sulme vijnë nga hakerët nga Serbia dhe nga Bosnja

Këtë deklaratë MPJ e ka bërë në “Twitter”.

“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka përjetuar një sulm kibernetik. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në deklaratë.