Kosova e shpall zyrtarisht Sheshelin person “Non Grata” Kosova e shpall zyrtarisht Sheshelin person “Non Grata”
Lideri i radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel është shpallur zyrtarisht person i padëshirueshëm në Kosovë. Në bazë të një vendimi që e ka publikuar Kallxo.com,... Kosova e shpall zyrtarisht Sheshelin person “Non Grata”

Lideri i radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel është shpallur zyrtarisht person i padëshirueshëm në Kosovë.

Në bazë të një vendimi që e ka publikuar Kallxo.com, Sheshel është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 4 prill dhe është nënshkruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi edhe në llogarinë e tij në Twitter më 31 mars ka thënë se nëse Shesheli futet në Kosovë, do të arrestohet.