Kosova ka hapur tregun me Turqinë përmes Marrëveshjes për Tregti të Lirë Kosova ka hapur tregun me Turqinë përmes Marrëveshjes për Tregti të Lirë
Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti pasi ishte nënshkruar nga presidenti Hashim... Kosova ka hapur tregun me Turqinë përmes Marrëveshjes për Tregti të Lirë

Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti pasi ishte nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nënshkruar një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behghet Pacolli, në prill të këtij viti.

Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të, janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.

Turqia është një nga importuesit kryesorë në Kosovë./arbresh.info