Kosova merr mbështetje milionëshe nga Amerika Kosova merr mbështetje milionëshe nga Amerika
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka realizuar takim me stafin menaxhues, përfshirë Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe Shefat... Kosova merr mbështetje milionëshe nga Amerika

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka realizuar takim me stafin menaxhues, përfshirë Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe Shefat e Njësive të Trafikut Rajonal dhe Autostradës.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend duke përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor.

“Referuar të dhënave statistikore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rezultuar se ka rënie të veprave penale dhe të aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se është diskutuar edhe për masat dhe aktivitetet policore në ditët në vijim gjatë sezonit veror, ku u kërkua aktivitet shtesë dhe prezencë policore në çdo pjesë të vendit, përfshire rrugët lokale/fshatit, rajonale, nacionale dhe autostrada.

“Meqë këtë periudhë kohore e karakterizon edhe ardhja e bashkatdhetarëve dhe organizimi i ahengjeve të ndryshme familjare, kërkohet nga policia që të jetë sa më tepër prezent dhe në të njëjtën kohë të ndërmerren masa për ofrimin e sigurisë në trafik dhe masa parandaluese të dukurive të tjera të kundërligjshme”, thuhet më tej, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, Policia do të vazhdojë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve edhe me institucionet lokale dhe ato qendrore.

“Policia e Kosovës edhe me këtë rast kërkon nga qytetarët që: në ahengjet familjare të mos përdorim armët për të festuar, të ruhet rendi dhe qetësia publike si dhe pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.