Kosova në këtë vit me rritje ekonomike për 3.6 përqind Kosova në këtë vit me rritje ekonomike për 3.6 përqind
Kosova këtë vit pritet të ketë rritje ekonomike deri në 3.6%. Këtë parashikim e ka dhënë Banka Botërore, në prezantimin e Raportit Ekonomik për... Kosova në këtë vit me rritje ekonomike për 3.6 përqind

Kosova këtë vit pritet të ketë rritje ekonomike deri në 3.6%.

Këtë parashikim e ka dhënë Banka Botërore, në prezantimin e Raportit Ekonomik për Evropën Juglindore.

Sipas raportit, përfshirë të gjitha vendet fqinje, rritja ekonomike ka qenë mesatarisht 2.1 për qind. Rritja ekonomike në Kosovë është bërë për shkak të rritjes së investimeve të huaja.

Mirëpo kjo rritje nuk pritet të ndikojë në ndryshimin e madh të situatës ekonomike, pasi që Kosova ka nevojë për një rritje shumë më të madhe për të mundësuar zvogëlimin e varfërisë.

Ndërsa reformat e politikës fiskale në Kosovë përfshirë edhe programin e FMN-së, prej gjysmës së vitit të kaluar kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë fiskale.