Kosovarja përmbyll festivalin me rol kryesor operistik në Bullgari Kosovarja përmbyll festivalin me rol kryesor operistik në Bullgari
Një kombinim i këngëtarëve të rinj me talent të madh performuan operën “Lucia di Lammermoor”. Sopranoja kosovare, Besa Llugiqi, ka interpretuar rolin kryesor, në... Kosovarja përmbyll festivalin me rol kryesor operistik në Bullgari

Një kombinim i këngëtarëve të rinj me talent të madh performuan operën “Lucia di Lammermoor”.

Sopranoja kosovare, Besa Llugiqi, ka interpretuar rolin kryesor, në operën e njohur Gaetano Donizettit në mbrëmjen përmbyllëse të festivalit “Mozart Praves Festival”, që u mbajt në Bullgari.

Festivali që nisi më 16 gusht, u përmbyll të shtunën mbrëma, me operën e famshme që u inskenua nën qiell të hapur në Pravets, qytet të cilin nga Sofja e ndajnë 60 kilometra.

Mediat bullgare e kanë kanë theksuar se kjo mbrëmje e dirigjuar nga një italian dhe me këngëtarë nga Argjentina e Kosova, u shndërrua në festë, shkruan Koha Ditore.

Kjo ishte hera e dytë që Llugiqi doli para audiencës në Bullgari me rolin e personazhit të njohur të botës operistike, Lucia di Lammermoor.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kishte interpretuar rolin sfidues të operës tragjike të kompozitorit italian, në teatrin e qytetit Stara-Zagora dhe ishte kthyer në shtëpi me kritika pozitive.

Festivali “Mozart Pravets Festival” sivjet ka mbajtur edicionin e vetë të 12-të. Shfaqja e “Lucia di Lammermoor” i ka dhënë “vulën” një edicioni të suksesshëm të festivalit bullgar që sivjet i është dedikuar 260-vjetorit të lindjes së Ëolfgang Amadeus Mozartit.