Kosovë: 46 grabitje brenda dy muajve Kosovë: 46 grabitje brenda dy muajve
Shqetësuese ka qenë rritja e numrit të grabitjeve me armë përgjatë vitit që kemi lënë pas. Thuajse në çdo qytet të Kosovës njerëz të... Kosovë: 46 grabitje brenda dy muajve

Shqetësuese ka qenë rritja e numrit të grabitjeve me armë përgjatë vitit që kemi lënë pas.

Thuajse në çdo qytet të Kosovës njerëz të maskuar e të armatosur frikësonin të gjithë duke u kërkuar para të gatshme apo gjësende me vlerë.

Por më së shumti nga këto grabitje pësuan bizneset dhe bankat. Edhe pse numri i saktë se sa biznese dhe banka janë prekur nga grabitjet me armë nuk u bë i ditur nga Policia e Kosovës, falë raportimeve të bëra nga rasti në rast dihet se ishte numër i madh.

Por në një përgjigje për Indeksonline nga Policia e Kosovës u theksua se gjatë muajit janar në vend janë evidentuar 25 raste të veprës penale grabitje.

E në muajin shkurt të këtij viti Policia ka evidentuar 21 raste të grabitjeve.

Pra për vetëm dy muajt e parë të vitit 2019 u bën 46 grabitje gjithsej.

“Disa nga këto raste të dyshuarit kanë poseduar armë, por jo në të gjitha. Policia i evidenton rastet bazuar në Kodin Penal të RKS-së, kodi nuk i ndan grabitjet me armë apo pa armë, por thjesht grabitje”, u tha tutje nga Policia e Kosovës.

Edhe pse shifrat nuk janë dhënë ende për muajin mars, bazuar në raportimet ditore të raporteve 24 orë as ky muaj nuk ka kaluar pa grabitje, ndër to të armatosura.

Lidhur me disa grabitje të ndodhura në vitin 2018, Policia pati arrestuar persona të caktuar por që edhe prej atyre që vazhdojnë të jenë ende na arrati që nga kryerja e veprës.