Koulibaly i sakrifikuari i Napolit, ja shuma marramendëse që do të paguhet për mbrojtësin Koulibaly i sakrifikuari i Napolit, ja shuma marramendëse që do të paguhet për mbrojtësin
Kalidou Koulibaly mund të bëhet këtë verë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Mbrojtësi i Napolit ka çmendur skuadrat më të mëdha në Europë,... Koulibaly i sakrifikuari i Napolit, ja shuma marramendëse që do të paguhet për mbrojtësin

Kalidou Koulibaly mund të bëhet këtë verë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Mbrojtësi i Napolit ka çmendur skuadrat më të mëdha në Europë, si Bayern Mynih në Gjermani, Manchester City e Manchester United në Angli si dhe Barcelona e Real Madrid në Spanjë.

Mes tyre pritet të nisë një ankand, që mund ta çojë ofertën për mbrojtësin 27-vjeçar deri në 130 milionë euro. Kjo është edhe shifra që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon për mbrojtësin senegalez, për ta lënë të lirë. Një sakrificë e nevojshme edhe për Napolin për të siguruar paratë për blerje të tjera “big”.

Një shumë vërtet marramendëse për një mbrojtës, më shumë se një sulmues, që do të trondiste merkaton e futbollit, gjithnjë e më shumë drejt shifrave të larta për transferimin e yjeve të futbollit. Koulibaly mund të jetë një prej tyre, që do të paguhet 8 milionë euro në sezon nga skuadra e tij e re.