“Sapo e kreva kumtesën për sesionin shkencor të Seminarit, i cili fillon nesër.Tetë faqe tekst, me gjithë referenca e bibliografi, më kanë marrë dy muaj preokupim dhe shumë orë angazhim maksimal. Sa jam i njoftuar, honorari për kumtesat është 80 euro. Dhe e di të sigurtë që rektor Marjan Dema me harabashat e vet në komisionin e studimeve dhe në Senat, nuk na i pranojnë fare si studime”, ka shkruar Krasniqi mbrëmë në facebook.
Profesori i degës së Gazetarisë në Univeristetin Publik të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve të këtij Universiteti. Ai ka shprehur pakënaqësinë dhe mllefin e tij ndaj ekipit që e vlerëson dijen në këtë universitet. Krasniqi e ka bërë këtë koment në prag të nisjes së edicionit të 35-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë ku pritet të paraqitet me një kumtesë.
“Sapo e kreva kumtesën për sesionin shkencor të Seminarit, i cili fillon nesër.Tetë faqe tekst, me gjithë referenca e bibliografi, më kanë marrë dy muaj preokupim dhe shumë orë angazhim maksimal. Sa jam i njoftuar, honorari për kumtesat është 80 euro. Dhe e di të sigurtë që rektor Marjan Dema me harabashat e vet në komisionin e studimeve dhe në Senat, nuk na i pranojnë fare si studime”, ka shkruar Krasniqi mbrëmë në facebook.
Profesori Krasniqi është ankuar edhe për kushtet e punës në zyrën e tij përderisa ka theksuar se dija në Kosovë po drejtohet dhe vlerësohet nga injorantët.
“Ndërsa, zyra ku punoj, në UP, ka vite që nuk ka kondicioner dhe meqë dritareve u bie dielli gjatë, temperatura në zyrë arrin në 34 gradë. E po Kosova nuk është shpallur kot si “shtet i dijes.” Veçse edhe atë dije që kultivohet me mund në këtë vend, e menaxhojnë dhe e vlerësojnë injorantët”.
Seminari për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe do të zgjasë deri 26 gusht.
Adria Airways pranë falimentimit
Uncategorized Nov 30, 2019 0
Më shumë të vërteta
Teknologji Nov 30, 2019 0
Horoskopi për muajin Tetor 2019
Fun Oct 1, 2019
Horoskopi ditor – 1 tetor 2019
Fun Oct 1, 2019
Union doganor ballkanik!
Opinione Sep 26, 2019
Dialogu i imponuar mes Kosovës dhe Serbisë
Opinione Sep 25, 2019