Krasniqi: Qeveria po përdor ndërkombëtarët për të fal territore Krasniqi: Qeveria po përdor ndërkombëtarët për të fal territore
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi iu ka kundërpërgjigjur zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashit, duke i thënë se qeveria qyqare fshihet pas... Krasniqi: Qeveria po përdor ndërkombëtarët për të fal territore

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi iu ka kundërpërgjigjur zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashit, duke i thënë se qeveria qyqare fshihet pas ndërkombëtarëve. Ai ka pyetur se pse nuk po shfrytëzohen ndërkombëtarët për ta formuar Ushtrinë e Kosovës dhe për ta shtrirë sovranitetin që po cenohet në të katër anët nga strukturat e Serbisë.

Krasniqi ka shkruar në facebook se Qeveri po përdorë ndërkombëtarët për të shtypë opozitën, e me fal territore.

Ja postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

A ka Arban Abrashi, dhe Qeveria në emër të së cilës flet, ndonjëherë në jetën e tyre, ndonjë argument më valid, se sa “ndërkombëtarët po thonë kështu”.

Vetëm një qeveri qyqare, që kurrë nuk ka vepru si qeveri sovrane, përgjegjëse dhe e vendosur, fshihet vazhdimisht prapa “ndërkombëtarëve”.

E tash, nëse veç po flasim për ndërkombëtarët dhe Amerikën, a e din Arban Abrashi dhe Qeveria e Kosovës, që Amerika që i ka 9.4 milion km2 territor, tash e 100 vite shtyhet me Meksikën për VETËM 2.4 km2 territor. Kurse Qeveria jonë e mjerë, e Kosovës që i ka vetëm rreth 11mijë km2, ia fal mbi 8000 hektarë Malit të Zi dhe madje s’len gjë pa bërë për me e implementu këtë marrëveshje.

Pse nuk po i shfrytëzoni këta “ndërkombëtarë” për me e formu Ushtrinë e Kosovës, me e shtri sovranitetin që po cënohet në të katër anët nga Car Lazari e strukturat e Serbisë, por po e përdorni për me e shtypë opozitën tuaj, e me fal territore!