Kroacia e bllokon Serbinë Kroacia e bllokon Serbinë

Kroacia e bllokon Serbinë

Kryesoret 8 April, 2016, 21:35

Pasi Kroacia tha se do të bllokoj rrugëtimin e Serbisë për në BE, derisa Serbia t’i plotësoj disa kritere që kërkon ajo, një gjë... Kroacia e bllokon Serbinë
Pasi Kroacia tha se do të bllokoj rrugëtimin e Serbisë për në BE, derisa Serbia t’i plotësoj disa kritere që kërkon ajo, një gjë e tillë është demantuar disa herë nga zyrtarët serbë.

Mirëpo, Kroacia ende është me mendimin se është duke bllokuar negociatat e Serbisë me BE-në, pasi ajo edhe do të bojkotojnë takimet kur të futet tema e Serbisë në rend të ditës, transmeton Indeksonline.

Nga ana tjetër, grupi punues për zgjerim i BE-së, e përfundoi takimin pa pëlqimin e kroatëve që Serbisë që të hap Kapitullin e 23-të të negociatave për anëtarësim në BE, konfirmoi kreu i ekipit negociator serb, Tanja Mishçeviq.

“Përfaqësuesi kroat nuk janë të udhëzuar, që të heqin temën e Serbisë nga rendi i ditës. Bisedimet do të rifillojnë javën e ardhshme”, tha Mishçeviq.

Ndërsa zyrtarët nga presidenca serbe, thanë se BE është e gatshme të organizojë hapjen e kapitujve 20 dhe 21 në muajin qershor.

Mirëpo, Kroacia ka bërë të qartë, në mënyrë të prerë se Serbia duhet të shfuqizojë juridiksionin rajonal dhe të pranoj krimet e luftës, gjithashtu të sigurohet garanci për përfaqësimin e pakicës kroate në Kuvend dhe të përmbushin bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.

Ndërsa, burimet nga Komisioni Evropian theksojnë se asnjë nga këto kërkesa të Kroacisë nuk ka të bëjë me përmbajtjen e Kapitullit 23 për Serbinë.

Gjithashtu, KE deklaroi se të njëmbëdhjetë shtetet anëtare të BE-së kanë ligje të ngjashëm në juridiksionin universal të gjykatave për krime të luftës, për të cilat nuk ka asnjë bazë për të kërkuar të behët ndryshe për Serbinë.

Për hapjen e Kapitullit të 23 do të kërkohet një vendim unanim nga të gjitha vendet. Pas kësaj, BE-ja duhet të përcaktojë qëndrimin e tyre të përbashkëta dhe negociuese, i cili vendim mund të marrë disa javë, madje edhe muaj.

Megjithatë, vonesa e Zagrebit do të thotë se procedura e bisedimeve për Serbisë në BE mund të bllokohen deri në qershor ose edhe më shumë.