Kryeministri ka një porosi për mediat kosovare rreth liberalizimit të vizave Kryeministri ka një porosi për mediat kosovare rreth liberalizimit të vizave
Kryeministri, Ramush Haradinaj, u ka dërguar të gjitha mediave në vend një letër, përmes së cilës i ka falënderuar për rolin e tyre në... Kryeministri ka një porosi për mediat kosovare rreth liberalizimit të vizave

Kryeministri, Ramush Haradinaj, u ka dërguar të gjitha mediave në vend një letër, përmes së cilës i ka falënderuar për rolin e tyre në informimin e qytetarëve.

Në këtë letër Haradinaj ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë tjetër, duke përmendur liberalizimin e vizave.

“Kosova sikurse asnjëherë me parë është afër marrjes së të drejtës për liberalizimin e vizave. Proces ky, ku bashkë me detyrat tona si Qeveri, media ka rol të pashmangshëm”, thuhet në këtë letër.

“Në këtë rrugëtim, e theksoj edhe një herë, roli juaj si medium informues është tejet i nevojshëm dhe Qeveria e vendit duke siguruar transparencë të plotë ju bënë thirrje që ta vazhdoni këtë frymë kontributdhënëse për përafrimin tonë me familjen euro-atlantike”.