Kryeqyteti francez me ekspozitë masive për Oscar Wilde Kryeqyteti francez me ekspozitë masive për Oscar Wilde
Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përkryerit që ka njohur bota. Parisi i bukur do të hapë... Kryeqyteti francez me ekspozitë masive për Oscar Wilde

Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përkryerit që ka njohur bota.

Parisi i bukur do të hapë kësisoj muajin tjetër ekspozitën e parë gjigante për Oscar Wilde.

Fotografi, dokumente, piktura dhe gjësende personale nga legjenda do të ekspozohen muajin tjetër, në një ekspozitë me kurator nipin e Wilde.
Wilde ka vdekur në Paris, dhe ka folur një frëngjishte pasi ka jetuar për shumë kohë në Francë, sepse u desh të largohej nga Irlanda për shkak se gjykohej si homoseksual.

20160825131721576

“Asnjëherë nuk ka pasur ekspozitë të madhe që i kushtohet vetëm atij. Dhe Franca po çuditet, prandaj vendosa të marrim gjithçka të tijën, punë, vepra, dokumente, ditarët e tij, muzikën që ka dëgjuar, të gjitha ti vendosim në një ekspozitë” tregon nipi i tij, Merlin Holland, i cili ka mbledhur 200 objekte të cilat do të dalin në ekspozitë në Petit Palais.

Wilde ka krijuar, mes tjerash, The Picture of Dorian Gray dhe The Importance of Being Earnest.

Në ekspozitë do të ketë edhe portrete të gruas së Oscar Wilde, Konstancës.
Ekspozita e titulluar “Oscar Wilde: Insolence Incarnate” do të hapet në Petit Palais me 28 shtator 2016 e do të rrijë e hapur deri me 15 janar të vitit tjetër.

Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përkryerit që ka njohur bota.