Kujdes kur konsumoni këto qershi Kujdes kur konsumoni këto qershi
Kujdes nga qershitë që konsumoni duke i blerë në treg gjatë kësaj periudhe! Bimë Medicinale jep alarmin se qershitë që shijojmë në këtë periudhë... Kujdes kur konsumoni këto qershi

Kujdes nga qershitë që konsumoni duke i blerë në treg gjatë kësaj periudhe! Bimë Medicinale jep alarmin se qershitë që shijojmë në këtë periudhë skuqen në mënyrë artificiale duke i zhytur në etilen!

Në një kohë që shijojmë qershi në kohën e kumbullave jeshile, me 2-3 fishin e çmimit të kumbullave lind pyetja se si kanë arritur të skuqen qershitë në këtë periudhë. Ato nuk mund të bëhen dot në sera si domatet dhe ne mendojmë se çfarë konsumojmë është natyrale.

Ja se çfarë shkruan Bimë Medicinale:

“Sezonin e kaluar në repartin e djegieve në QSUT u paraqit një rast i tillë: Një fshatar kishte ardhur me djegie të rënda. Mjekët ishin shumë kureshtarë të mësonin, se me çfarë solucioni ishte djegur, pasi nuk ishte djegie nga zjarri, nga vaji a uji i nxehtë apo të tjera lloje të takuara.

Pacienti dhe e shoqja ngurronin të flisnin. Kur mjekët ngulmuan se kjo ishte e rëndësishme për jetën e pacientit, për të gjetur mjekimin, gruaja e fermerit tregoi emrin e kimikatit që përdornin për të zhytur në të qershitë, që të bëheshin kokërrmëdha dhe të skuqeshin para kohe.

Mjekët thanë se fshatarët po përpiqeshin për ta mbajtur të fshehtë, pasi kimikati ishte i ndaluar: Etileni…”.

Sezoni i qershive dhe pjekja artificiale

Qershitë kanë një sezon shumë të shkurtër. Në Shqipëri, në Evropën jugore dhe në Amerikën e Veriut ato piqen përgjatë gjithë muajit qershor. Në Angli në mes të korrikut dhe në Kolumbia- British (Kanada) piqen në mes të korrik-gushtit.

Frutat dhe perimet janë të njohura për vetitë antioksidante dhe anti-plakje, por në qoftë se janë burim i kimikateve të rrezikshëm, atëherë veprimi i tyre është i kundërt.

“Kohët e fundit, ka shumë shqetësim në lidhje me pjekjen artificiale të frutave. Edhe pse fruta si mangot piqen natyrshëm në pemë, disa kimikate janë përdorur për t’i pjekur ato artificialisht në mënyrë të përshpejtuar.

Arsyeja është se frutat e pjekur nuk janë shumë rezistente sepse ato kalben shpejt. Kështu që tregtarët marrin fruta të papjekura dhe përdorin metoda të caktuara për të rritur jetëgjatësinë e tyre”, vëren Bimë Medicinale.

Etileni është i njohur se shkakton dëmtimin e sistemit neurologjik, ndikon në sy, në lëkurë, në mushkëri, në kujtesë dhe çon në hipoksi të zgjatur (mungesa e furnizimit me oksigjen).

Ethephon sipas të njëjtit burim është po ashtu “një tjetër kimikat që pjek para kohe mollët, rrushin pa fara, manaferrat e mëdha të kultivuara, kastratin, qershitë, agrumet, fiqtë, domatet, panxharin e sheqerit dhe panxharin foragjer, kafen dhe pjeprin.

Ethephon është konvertuar lehtësisht në etilen dhe ka të njëjtat efekte të dëmshme.”