Kujdes, në “Whatsapp”-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh që… Kujdes, në “Whatsapp”-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh që…
Rrjetet sociale dhe aplikacionet e ndryshme për takime duket se nuk ishin të mjaftueshme për të njohur njerëz të rinj. Si pasojë, nga Shtetet... Kujdes, në “Whatsapp”-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh që…

Rrjetet sociale dhe aplikacionet e ndryshme për takime duket se nuk ishin të mjaftueshme për të njohur njerëz të rinj. Si pasojë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një prirje e re që quhet #numberneighbor.

Kjo konsiston në shkrimin e një mesazhi në “Whatsapp” në numrin e telefonit që paraprin ose vijon në vetvete duke ndryshuar njësinë e fundit.

Pjesa e dytë e lojës, që u pëlqen veçanërisht adoleshentëve, është publikimi i bisedës në “Twitter” me personin që i ke dërguar mesazhin.

Ka shumë njerëz që janë shumë të kujdesshëm dhe të shqetësuar për jetën private dhe janë të rezervuar gjatë bisedës. Por ka të tjerë që bashkëveprojnë duke shkëmbyer informacione për jetën private të tyre.

Ky trend, i nisur që në vitin 2016 po në SHBA, është rifilluar ditët e fundit nga bateristi amerikan, Ryan Lavalle, i cili publikoi bisedën që kishte bërë me “fqinjin e tij të numrit” në “Twitter”.