Kurti: Jo tifozëri, por aleancë dhe partneritet me Amerikën Kurti: Jo tifozëri, por aleancë dhe partneritet me Amerikën
Albin Kurti i Vetëvendosjes, duke vënë paralele midis një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, dhe atyre që nuk janë mbajtur... Kurti: Jo tifozëri, por aleancë dhe partneritet me Amerikën

Albin Kurti i Vetëvendosjes, duke vënë paralele midis një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, dhe atyre që nuk janë mbajtur për shëndetësinë, ndërhyrjen në në sovranitetin e vendit dhe çështje të tjera, tha se kjo sot po bëhet për të kontrabanduar Hashim Thaçin në krye të vendit.
Sipas tij biografia e shpërndarë për kandidatin për president, është plot të pavërteta. Ai mohoi të jetë Thaçi njeriu që ka shpallur pavarësinë, ndonëse ai vetëm e lexoi. Atë e shpalli populli. Kurti rikujtoi aferën e tij “Pronto”, duke e cilësuar kandidatin të padenjë për këtë post. Po ashtu Kurti ia kujtoi vrasjen enigmatike të Behajdin Hallaçit, me të cilin Thaçi ka qenë i fundit.

Janë tri devijime të mëdha që Kosova të bie e Thaçi të ngrihet. Përmendi çarmatosjen e UÇK-së, braktisjen e bashkimit kombëtar dhe kalimi nga orientimi i majtë tek neoliberalizimi, duke i cilësuar këto si kompromise në dëm të Kosovës. Ai shfaqi dyshimin se po u bë president, Thaçi do të ndryshojë Kushtetutën për ta kthyer vendin në autokraci.

Parandalimi i zgjedhjes së tij president, pengon shndërrimin e Kosovës në autokraci, tha ai. Gjithnjë sipas tij, me “Zajednicën” e tij Kosovën e shndërron në një Bosnje të dytë.

Nuk mund të jetojmë me ankthin e “Zajednicës”, prandaj ajo nuk mund të kalojë, pra as Thaçi president. Sipas tij pozita e keqpërdor partneritetin me ShBA vetëm kundër opozitës.
Pasojat që po i vuajmë tani në Kosovë janë rezultat i keqqeverisjes. Ai përmendi 400 milionë eurot që i fiton Serbia në Kosovë. Gjithnjë duke mohuar antiamerikanizmin, për të cilin akuzohet opozita, ai përmendi faktin se ende nuk e kemi ushtrinë për fajin e keqqeverisjes dhe jo të Amerikës.

“Populli e do Amerikën, por kjo Qeveri nuk po e lejon”, u shpreh Kurti, për të shtuar se pushteti aktual mund të bë vetëm tifozëri për Amerikën, e jo aleancë dhe partneritet.
Ai thirri të mos votohet kandidati i nominuar për president, duke shtuar se do të vazhdojnë protestën deri në eliminimin e tij.