Debate të forta janë duke u zhvilluar në parlament në lidhje me përmbytjet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Edmond Spaho. Duke...

Debate të forta janë duke u zhvilluar në parlament në lidhje me përmbytjet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Edmond Spaho.

Duke iu drejtuar shpesh herë me termin “profesor” Rama solli në vëmendje gabimet në përllogaritjen matematikore të Lulzim Bashës.

“Profesor ti hyn te ata që e dinë sa bëjnë 7 her 7 por edhe ti vuan nga i njëjti virus kur keni mikrofonin në gojë, shumëzoni siç ua thotë partia, jo si e thotë tabela, e more me britma të mëdha sot dhe the shumë gjëra që janë vërtet nën nivelin tënd, profesor, e ule shumë nivelin, e përmbyte rrjedhën e logjikës dhe fole këtu sikur sapo zbritët së bashku nga një anije kozmike e mbërritur nga hëna, kur ju dëgjon juve po mos ju njohësh thua; sot erdhën këta nga hëna, a thua se nuk ishit ju këtu kur ndërtohej në mes të lumit, kur propagandohej mrekullia e tetë e botës, ndërtimi pa leje. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet të tërë pa leje.

S’kanë pas specializimet në Francë që bënte Saliu me teze Viton, por kurrë nuk kanë ndërtuar në lumë, ndërtimin në lumë e sollët ju, e bëtë Shqipërinë rast unilkal e vini tani kërkoni llogari .

Vini flisni këtu për ndihma por ju ikët nga pushteti pasi hëngrët gjitha groshët dhe orizin e shtetit , rezervat e shtetit e bënë pilaf për vete. Po çizmet pse i morët? Groshën e keni të preferuar, pa pilaf s’ju rrihet, po çizmet çi deshët?.

Që ta mësosh profesor ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt por kemi falenderuar çdokënd që është ofruar të na ndihmojë. Jemi shumë mirënjohës e të prekur nga gatishmëria e të gjitha vendeve të rajonit për të na ndihmuar menjëherë”, tha Rama.

Ndërsa në një replikë më Ramën, Spaho e krahasoi me një personazh të Tiranës së viteve të komunizmit.

Sa herë që del edhe flet këto me kujton një personazh të njohur të Tiranës së viteve 1970.

Sefer Daja, quhej, tregonte barsoleta tek metroja e Tiranës.

Këdo që kalonte i thërriste profesor.

Profesor majtas profesor djathtas dhe ju sa herë që e bën këtë më kujton Sefer Dajën”, tha Spaho.

Rama në përgjigje të Spahos tha se ka nisur një hetim në lidhje me përmbytjet në zonën e njohur si City Parku.

“Ka filluar një hetim për çështjen e përmbytjes në zonën e City Park… ku nuk ka asnjë palë atje. Po ju them kaq, nga të dhënat e para hetimore, atje është e vërtetë, në atë zonë është ndërtuar mbi kolektor, dhe për dijeninë tuaj lejet e ndërtimit i kanë dhënë ata që i kanë dhënë gjithmonë… ju

Hetimi do të sjelli si përfundim edhe çuarjen për ndjekje penale për atë dëm, sepse është e vërtetë, përmbytja tek City Park nuk është dëm i shkaktuar nga furia e natyrës por nga njeriu. E dyta, patjetër që ne do të ndërhyjmë për ta rivensodur në vend infrastrukturën në atë zonë.

Nuk janë hapur rezervuare profesor, këtë informacion e ke nga kazani dixhital i Saliut, që është dhe kazani më i madh… kështu që, për sa i përket asaj që the, është e vërtetë, kam thënë që aty ku po ndërhyjmë, nuk do të përsëriten përmbytjet dhe shkoni verifikoni, aty ku janë bërë investimet pas 2015, nuk kanë ndodhur ato gjëra që ndodhën në 2015”, tha Rama.

Po kush ishte Sefer Daja?

Sefer Daja (Tiranë, 1897 – 1977, Tiranë) ishte figura kryesore në librin “Bejte nga Sefer Daja” e Haxhi Deliut.

Ai njihej si pastrues i tualeteve publik në Tiranë, i cili vdiq nga uria