E ardhmja e Mauro Icardit është në ‘ajër’. Sulmuesi argjentinas pavarësisht ritheksimit të dëshirës për të qëndruar te Inter, mund të largohet gjatë verës...

E ardhmja e Mauro Icardit është në ‘ajër’.

Sulmuesi argjentinas pavarësisht ritheksimit të dëshirës për të qëndruar te Inter, mund të largohet gjatë verës së vitit 2019, shkaku i telasheve të shkaktuara në sezonin e kaluar.

26 vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv i Juventusit për sulmin e së ardhmes.

Fabio Paratici dëshiron të shfrytëzojë marrëdhëniet jo të mira të lojtarit me Interin, për ta sjellë atë në Torino.

Por Juventus nuk është skuadra e vetme në Serie A që po kërkon Icardin.

Mediet në Itali raportojnë se edhe Roma ka bërë tashmë përpjekje për argjentinasin, duke kërkuar përfshirjen e tij në negociatat për transferimin e Edin Dzekos te Inter.