Kush vjen pas Zidane? Mësohet top favoriti për stolin e Realit Kush vjen pas Zidane? Mësohet top favoriti për stolin e Realit
Kanë filluar të rriten spekulimet për një largim të befasishëm të Zinedine Zidane nga stoli i kryetrajnerit të Real Madridit pasi aventura e dytë... Kush vjen pas Zidane? Mësohet top favoriti për stolin e Realit

Kanë filluar të rriten spekulimet për një largim të befasishëm të Zinedine Zidane nga stoli i kryetrajnerit të Real Madridit pasi aventura e dytë në Santiago Bernabeu nuk ka nisur aspak ashtu siJ pritej, transmeton Sovrani.info.

Rezultatet tejet negative në ballafaqimet parasezonale e kanë lënë të zhgënjyer pafundësisht teknikun francez, por ka pasiguri të madhe edhe tek vetë drejtuesit e klubit, e sidomos tek presidenti Florentino Perez.

Në dy ditët e fundit kanë filluar të rriten zërat se mund të ketë një ndarje të parakohshme mes palëve me një marrëveshje të dyanshme. Duke ditur situatën që mund të krijohet, mediat franceze kanë potencuar idenë se kush mund të jetë pasuesi i Zidane në stolin e Real Madridit.

Emri që gjindet në krye të listës është Maximiliano Allegri, ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit i cili është i papunë që kur u ndaj me Zonjën e Vjetër.

Pasi italianit, aty gjindet edhe emri i portugezit Jose Mourinho i cili gjithashtu nuk ka marrë ndodnjë klub nën drejtim që kur u largua nga Manchester United.  /Sovrani.info/

allegri-cropped_1j0tymcgcxaau1bxgh7a8depcu-_1920x1080