Ky është lojtari që po mundohet ‘ta shpëtoj’ karrierën e Dembeles tek Barcelona Ky është lojtari që po mundohet ‘ta shpëtoj’ karrierën e Dembeles tek Barcelona
Ousmane Dembele është duke u mentoruar nga askush tjetër përveç Gerard Pique, shkruan L’Equipe, përcjellë Sovrani.info. Francezi ka patur një kohë të vështirë në... Ky është lojtari që po mundohet ‘ta shpëtoj’ karrierën e Dembeles tek Barcelona

Ousmane Dembele është duke u mentoruar nga askush tjetër përveç Gerard Pique, shkruan L’Equipe, përcjellë Sovrani.info.

Francezi ka patur një kohë të vështirë në Barcelonë këtë sezon, duke u përpjekur t’a justifikoj çmimin prej 145 milionë eurosh që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund.

Dembele ishte një makinë golash dhe asistimesh në Gjermani, por është penguar nga dy lëndime serioze në Spanjë.

Megjithatë, ai ka qenë në gjendje të llogarisë te Gerrard Pique, sipas të përditshmes franceze. Megjithëse ai nuk flet spanjollisht, 20-vjeçari është ndihmuar shumë nga ikona katalanase, e cila gjithashtu mund të vendoset të bëhet kapiten së shpejti dhe sigurisht që është një figurë me ndikim.

Kjo mund të jetë një dozë e shëndetshme e një lajmi të mirë për Barcelonën, të cilët u tronditën nga fjalët e fundit nga Andre Gomes. /Sovrani.info/

pique