Ky është i riu nga Suhareka që u vra në vendin e punës Ky është i riu nga Suhareka që u vra në vendin e punës
Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Vesel Gashi... Ky është i riu nga Suhareka që u vra në vendin e punës

Një person rreth të 30-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Vesel Gashi nga Policia e Kosovës.

Viktima është Jetmir Aliaj, dhe i njejti ishte në orarin e punës në momentin e vrasjes.

I ndjeri ishte nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ndërkaq fotografia e tashmë të ndjerit është shpërnarë në rrjetet sociale ku thuhet se ai në momentin e vrasjes kishte qenë duke punuar në kazino.

Ndërkohë që në po të njëjtin qytet, para pak orëve dyshohet se ka ndodhur edhe një vrasje. Vëllai besohet se ka vrarë vëllan në Studentqan të Suharekës. /Indeksonline/