Ky është Shkelqim Demhasaj, i ftuari i fundit nga Challandes Ky është Shkelqim Demhasaj, i ftuari i fundit nga Challandes
Shkelqim Demhasaj është lojtari i fundit i ftuar nga Bernard Challandes, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Këto dy ndeshje Kosova do t’i luaj... Ky është Shkelqim Demhasaj, i ftuari i fundit nga Challandes

Shkelqim Demhasaj është lojtari i fundit i ftuar nga Bernard Challandes, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Këto dy ndeshje Kosova do t’i luaj ndaj Maltës si mysafire, për tu kthyer në “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Demhasaj është 22 vjeçar i lindur në Schaffhausen të Zvicrës. Aktualisht ai paraqitet me skuadrën e Luzern, ku luan në pozitën e sulmuesit, shkruan lajmi.net.

Shkelqimi në sezonin e kaluar ka regjistruar 32 paraqitje me skuadrën e tij, ku realizoi gjashtë gola dhe shtoi 2 asistime.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 11 herë (dy herë në Ligën e Evropës), për të shënuar tri gola ( një në Ligën e Evropës).

Demhasaj më herët është paraqitur edhe me Kombëtaren U-21 të Zvicrës, mirëpo në fund pranoi ftesën e selektorit të Kosovës.

Duke pasur parasysh se Atdhe Nuhiu tashmë ka mbushur 29 vjet, Shkeëlqimi konsiderohet si e ardhmja e sulmit të “Dardanëve”.