Ky është shpjegimi i ëndrrave që shihni natën Ky është shpjegimi i ëndrrave që shihni natën
Kemi gjithmonë një pyetje kur ngrihemi nga gjumi: Çfarë kuptimi kishte ëndrra që pashë? Disa e gjejnë përgjigjen në libra, disa të tjerë në... Ky është shpjegimi i ëndrrave që shihni natën

Kemi gjithmonë një pyetje kur ngrihemi nga gjumi: Çfarë kuptimi kishte ëndrra që pashë? Disa e gjejnë përgjigjen në libra, disa të tjerë në internet ndërsa ne ju japim shpjegimin psikologjik të tyre.

Secila prej tyre ka një kuptim më vete.

Gjendeni në një vend boshKjo gjë tregon një aspekt të karakterit tuaj. Pra ju mund të jeni duke zbuluar një anë, një aftësi ose talent të cilin s’e kishit njohur më parë.

Ju del makina jashtë kontrollitMakina përfaqëson aftësinë tuaj për të arritur një objektiv të caktuar.

Ju duket sikur po rrëzoheni nga një lartësiNë këtë rast shpejgimi është që jeni duke u mbajtur fort pas diçkaje jo shumë të rëndësishme në jetën tuaj. Dhe ndoshta ka ardhur momenti që të hiqni dorë.

Jeni duke fluturuarMund të keni patur një problem ose një çështje të pazgjidhur në jetën tuaj dhe tanimë jeni çliruar prej saj.

Nudo në publikNe i zgjedhim ato që veshim në mënyrë që të krijojmë imazhin që duam tek të tjerët. Kështu që nëse ju shikoni këtë ëndërr, do të thotë që ndiheni të zbuluar para dikujt që ju njeh mirë.

Ju bien dhëmbëtDhëmbët janë simbol i vetëvendosjes dhe sigurisë në vete. Një situatë në jetën tuaj po ju shkakton lëkundje të besimit dhe vendosmërisë.

Duket sikur po ju ndjek dikushKa një situatë ose një njeri me të cilin ju nuk doni të përballeni. Por duhet ta shikoni këtë gjë si një mundësi për të forcuar karakterin tuaj.