Ky është sozia i Jurgen Klopp

Fun 5 February, 2016, 18:23

Janos Malomsoki, i cili është nga Corby, Northamptonshire, cilësohet si sozia i trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. Si pasojë, atë gjithmonë e ndalojnë në rrugë,...

Janos Malomsoki, i cili është nga Corby, Northamptonshire, cilësohet si sozia i trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. Si pasojë, atë gjithmonë e ndalojnë në rrugë, i kërkojnë të bëjnë foto dhe madje i ofrojnë pije në lokal.

Gjithashtu, inxhinier po tërheq vëmendjen e shumë tifozëve të Liverpoolit për shkak të ngjashmërisë me trajnerin e skuadrës së tyre të zemrës.

Duke qeshur, ai shprehet: “Njerëzit vijnë më flasin kudo që të jem, në lokal, restorant apo rrugë dhe më pyesin nëse jam Jurgen Klopp. Është diçka argëtuese. Pastaj bisedojmë pak dhe ju them që nuk jam trajneri i Liverpoolit, por gjithmonë më paguajnë pijen”.

Ai ka treguar se në një situatë të tillë është gjendur edhe në kohën sa ishte në Gjermani, kur Klopp drejtonte Dortmundin, por me shpërnguljen e tij në Angli ai mendoi se ia hodhi, por Klopp e “ndoqi” pasi u emërua si trajner i Liverpoolit.

Por, nuk janë vetë tifozët e Liverpoolit që bëjnë këtë ngatërresë, pasi edhe vajza e 31-vjeçarit e ka vështirë të bëj dallimin mes tij dhe Klopp. Ai shprehet se nuk i vjen keq, pasi thotë se është ende 5 vjeçe dhe gjithçka do të kuptojë sapo të rritet.

klopp-main