Ky është trajneri i së ardhmes për Bayernin Ky është trajneri i së ardhmes për Bayernin
Sipas asaj që shkruan “Bild”, Bayern Munich është duke menduar seriozisht për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac. Drejtuesit e klubit gjerman, sapo të mbyllet... Ky është trajneri i së ardhmes për Bayernin

Sipas asaj që shkruan “Bild”, Bayern Munich është duke menduar seriozisht për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac. Drejtuesit e klubit gjerman, sapo të mbyllet kampionati, ku i sheh ende jo të sigurt për titullin kampion, do të marrin vendimin më të rëndësishëm.

Pasuesi pritet të jetë Marc van Bommel, që mund të marrë vendin e kroatit. Holandezi, dikur ish-futbollist, është përfolur edhe për te Milani në vend të Gattusos. Van Bommel drejton PSV Eindhoven, që sot ka humbur titullin në Holandë, ku e fitoi Ajax.