Producenti Trim Musliu dhe regjisori Faton Bajraktari tanimë kanë udhëtuar për në Los Angeles ku edhe po e promovojnë filmin “Home Sweet Home”. Filmi...

Producenti Trim Musliu dhe regjisori Faton Bajraktari tanimë kanë udhëtuar për në Los Angeles ku edhe po e promovojnë filmin “Home Sweet Home”.
Filmi është këtë vit propozimi i Kosovës për Oscars, respektivisht për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Ndërsa në rolet kryesore luajnë: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj.

‘Home Sweet Home’ flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethinën, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale, shkruan Gazeta Blic.