Ky problem i doli Gjirës me Prishtinën si nënë e re Ky problem i doli Gjirës me Prishtinën si nënë e re
Këngëtarja e famshme Gjira Kajtazi është bërë nënë së fundmi. Artistja solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin të cilit ia la... Ky problem i doli Gjirës me Prishtinën si nënë e re

Këngëtarja e famshme Gjira Kajtazi është bërë nënë së fundmi. Artistja solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin të cilit ia la emrin Maël.

Për të dhënë lajmin, Gjira postoi një fotografi në Instagram, të momentit kur ajo mori në krahë foshnjën, bashkë me burrin e saj ku thoshte ai ishte momenti qe i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Mirëpo meqë jeton në Gjermani e ka ardhur për pushime në Kosovë, asaj i ka dalë një problem me infrastrukturën e kryeqytetit!

Gjira po e ka të vështirë të gjejë hapësira për të shëtitur në këtë ditë pranvere me të birin e saj.

“S’ke nga del me karrocë në Prishtinë, gjyna për rrotat dhe bebin”, ka shkruar këngëtarja, duke hedhur kritikë mbi institucionet lokale që s’po kujdesen për rrugët.