La Liga kujton legjendat, e harron Ronaldon La Liga kujton legjendat, e harron Ronaldon
Faqja zyrtare e La Ligas në Facebook ka publikuar një listë me emrat e mëdhenj që kanë luajtur në këtë ligë, me Cristiano Ronaldon... La Liga kujton legjendat, e harron Ronaldon

Faqja zyrtare e La Ligas në Facebook ka publikuar një listë me emrat e mëdhenj që kanë luajtur në këtë ligë, me Cristiano Ronaldon që nuk është përfshirë në të.

Postimi i kësaj liste, ka hapur polemika të shumta te tifozët e futbollit, sidomos atyre të Real Madrid.

Samuel Eto’o, Pablo Aimar, Riquelme, David Villa, Djalminha, Julen Guerrero, Raúl González, Xavi Hernández, Zidane, Ronaldinho, Ronaldo, Joaquín, Fernando Torres, Messi, Valerón, Iago Aspas, Jesús Navas, Andrés Iniesta dhe Raúl Tamudo, janë lojtarët që kanë zënë vend në këtë postim të La Ligas.

Megjithatë, La Liga ka harruar të përfshijë në këtë publikim Cristiano Ronaldon, golashënuesin e dytë më të mirë në ligë.

Ronaldo po ashtu është lojtari me mesataren më të mirë të golave në La Liga, me 1.07 gola për ndeshje./Lajmi.net/